
Gjilani nderon me titullin ‘Nderi i Qytetit’ ushtarakun Fatmir Mehmeti, babain e deputetes Shqipe Selimi
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpallur komandantin e shquar të UÇK-së, Fatmir Mehmetin “Nderi i Qytetit”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përjetshme për kontributin e tij.
Njoftimi i plotë i kryetarit të Gjilanit: Alban Hyseni:
Fatmir Mehmeti – Nderi i Qytetit
Sot, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci, deputeten Arijeta Rexhepi, bashkëpunëtorë të shumtë dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, patëm nderin të vizitojmë komandantin e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Fatmir Mehmeti.
Baca Fatmir përfaqëson idealin më të lartë të atdhedashurisë dhe sakrificës 🇽🇰🇦🇱. Në periudhën e luftës, ai u kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, duke dhënë shembullin më të mirë të përkushtimit ndaj vendit. Krah tij, në këtë rrugë të shenjtë, u bashkua edhe vajza e tij, sot kolegia jonë, Shqipe Mehmeti – Selimi.
Për kontributin e jashtëzakonshëm dhe figurën e tij të ndritur, e nderuam me titullin “Nderi i Qytetit”🏅, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përjetshme.