Gjilani në Turqi

17 janar 2020 | 13:34

Të enjten ekspedita e skuadrës së Gjilanit ka “zbarkuar” në shtetin turk, vend ku do t’i vijoj përgatitjet për pjesën e dytë kampionale.

Ekipi i udhëhequr nga kryetrajneri Gentian Mezani, ditën e sotme ka rifilluar punën, me objektiv të përgatitjes sa më të mirë të skuadrës për pjesën pranverore në këtë edicion.

“Skuadra në mëngjesin e sotëm zhvilloi seancën e parë stërvitore e cila zgjati për rreth 2 orë. Ushtrimet fizike dhe ato taktike, ishin programi i shtabit teknik të vendosura për futbollistët e skuadrës së Gjilanit. Futbollistët të udhëhequr nga kryetrajneri Mezani me stafin e tij, stërvitjet do t’i vijojnë me nga dy seanca në ditë, ku po punohet me ritme mjaft të kënaqshme”, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjilani.

Gjatë qëndrimit në Turqi, skuadra e Gjilanit do t’i luaj disa ndeshje kontrolluese, ndërsa e para do të jetë ajo kundër skuadrës Neftchi Kochkor e cila militon në elitën e futbollit të Kirgistanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën me 19 Janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Begzad Baliu Nelson Çabej, Ilirët që mbijetuan(përgjigje simpoziumit “Ilirët…