Gjilani nis mbjelljen e drunjve dekorativ

22 prill 2020 | 15:39

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë mbjelljen e drunjve dekorativ në shënim të Ditës së Tokës dhe njëherit krijimin e ambientit të pastër për shëndet më të mirë për qytetarët.

“Krahas angazhimit të përditshëm që Komuna e Gjilanit dhe ekipet ndër-institucionale janë duke punuar me një kujdes maksimal dhe 24 orë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, ne sot simbolikisht po bëjmë mbjelljen e drunjve dekorativ. Me zhvillimin e programit dhe projekteve gjithmonë një kujdes të veçantë i kemi kushtuar edhe gjelbërimit dhe bëjmë thirrje që Dita e Tokës të përcillet me një masivizim të përgjithshëm qytetarë për ta ruajtur, mbrojtur dhe gjelbëruar ambientin në vazhdimësi”, ka thënë Haziri.

Ai ka apeluar që gjatë gjithë sezonit të mbillen drunj, të cilët mund t’ia atribuojnë vetvetes, familjes, lagjes, baballarëve apo edhe dedikimin e drunjve të mbjellur për qiftet e reja.

“Komuna e Gjilanit në kuadër të planifikimit të punës do të vazhdoj këtë aksion të kryesuar nga nënkryetari Arbër Ismajli dhe Drejtoria e Bujqësisë për të mbjellur drunj dhe për të gjelbëruar ambientin nëpër të gjitha lagjet, fshatrat dhe vendbanimet sepse zona rurale por veçanërisht ajo urbane ka nevojë për më shumë drunj dhe gjelbërim”, ka njoftuar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heidi Lushtaku ka ndarë me ndjekësit të tjera fotografi ku…