Gjilani përfiton mbështetje nga MAPL-ja për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal

13 mars 2019 | 13:30

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal në vlerë prej 1.9 milionë euro.

Kryetari Haziri ka falënderuar MAPL-në për mbështetjen e madhe, duke thënë se deri tani Gjilani ka vuajtur për një objekt të ri që do t’i plotësonte nevojat e kuvendarëve, partive politike dhe mbi 300 shërbyesve civilë.

Haziri ka theksuar se me ndërtimin e objektit të ri të Kuvendit Komunal, performanca në punë do të ketë rritje të dukshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka thënë se stopimi…