
Gjilani prezanton Hotin dhe Sahitajn
Sport Club Gjilani ka transferuar dy futbollistë. Bëhet fjalë për Albin Hotin dhe Leunit Sahitaj.
Hoti 22-vjeçar në klubin e Gjilanit vjen nga futbolli zviceran pas një të kaluare te klubet FC Mutschellen, FC Winterthur & Grasshopper Club Zurich.
“Hoti është futbollist që luan në pozicionet e mesfushës, ndërkohë që afrohet për t’i ndihmuar ekipit në objektivat që janë për t’u arritur”, thuhet në njoftimin e Gjilanit. Transferi tjetër është futbollisti Leunit Sahitaj. 22-vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.
“Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para”, thuhet me tej në njoftimin e SC Gjilani.