Gjilani rrëmben pozitën e dytë në Superligë
24 qershor 2020
| 18:53
Edhe Gjilani ka rrëmbyer tri pikët e plota nga përballja me Dukagjinin e Klinës, pasi shënoi fitore me rezultat 1-3.
Fiton Hajdari shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola të shënuara, kurse një tjetër e shtoi Keita Rezak. Për skuadrën që edicionin tjetër do të bëjë gara në Ligën e Parë realizoi Abdu Kamara.
Gjilani, pasi kësaj fitore e rrëmbeu pozitën e dytë me 51 pikë. Dukagjini i Klinës mbetet në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë.
(V.Z / Epoka e re)