Gjilani shpalosi muralin e paqes i punuar në objektin e zyrës së kryetarit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me gardën ushtarake të Iowas dhe mysafir të shumtë nga institucione të ndryshme lokale e qendrore, kanë shpalosur të martën muralin e paqes, i cili është punuar nga nxënësit e shkollës së artit dhe mesazhi i tij i qartë është paqe e dhe ndërtimin e saj.
“Murali i paqes që sapo kemi shpalosur ia dedikojmë partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi me Sioux Cyti, Iowa dhe Gjilanit, njëkohësisht është rikthim i muralit të paqes i punuar në vitin 2001. Gjilanit do të vazhdojmë t’i japim pamje të qytetit me kulturë. Ne kemi shpallur për artistët e Gjilanit punimin e pesë skulpturave monumentale, që do të vendosen në qytet, përveç monumentit të mjekut që e kemi përzgjedhur tashmë, e që do të vendoset përballë spitalit. Monumentet tjera do të rishpallen dhe do të kenë mundësinë artistët e Gjilanit të lënë gjurmë me vepra në qytetin e tyre”, ka thënë kryetari Haziri, duke uruar ditët e çlirimit për të gjithë qytetarët.



