Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin
18 mars 2026
| 15:11
Llapi pësoi humbje në shtëpi duke i dhënë fund serisë prej dy fitoreve rresht në Superligë.
Llapi u mposht nga Gjilani me rezultatin 3:2, fitore kjo që e ngrit ekipin e Debatik Currit në pozitën e tretë në tabelë me 39 pikë, 10 më shumë se Llapi që mbetet i shtati.
Oltion Bilallli kaloi Gjilanin në avantazh, para se Edon Sadriu të barazonte në 1:1.
Senad Jaroviq dhe Blerind Morina shënuan për dy golat e radhës të Gjilanit, derisa goli i Muhamet Hysenit nga pika e bardhë nuk i mjaftoi skuadrës së Tahir Batatinës për të ndalë pikë në “Zahir Pajaziti”.




