Gjilani zgjidhet njëra nga tetë komunat partnere të programit pesëvjeçar me USAID-in

19 maj 2022 | 17:11

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se kjo komunë është zgjedhur në mesin e tetë komunave partnere të programit pesëvjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”.

Kryetari Hyseni, pas takimit me përfaqësues të këtij programi, ka thënë se ky aktivitet adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike (MFP), me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe medieve.

Në këtë takim, specialisti i pushtetit vendor dhe administratës publike, Jeton Cana, ka shpalosur programin dhe objektivat e projektit i cili do të ofrojë asistencë direkte në institucionet komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i komunës së Podujevës,…