Gjimnastet nga Kosova marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Horizon Cup” në Greqi
Gjimnastet nga Kosova marrin pjesë në turneun ndërkombëtare “Horizon Cup” i cili po mbahet nga data 7 deri më 9 nëntor në Greqi. Kështu është bërë e ditur nga FGJK-ja.
Njoftimi i plotë:
Prej 07 deri 09 nëntor 2025, Federata e Gjimnastikës e Kosovës po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Horizon Cup”, një garë kjo me pjesëmarrje të madhe të gjimnasteve nga shumë vende të Evropës.
Kosovën në këtë garë e përfaqësojnë gjimnastet: Juniore: Elisa Bugaçku, Elena Sefa, Vlera Gërguri dhe Era Avdiu. Pre-Juniore: Rene Xhambazi, Troja Haradinaj, Tiara Dragusha dhe Elma Gashi. Trajnerët: Sherife Qerimi, Amir Januzi, Lisa Zeqiri dhe Qendresa Halili.
Ekipi i Kosovës ka arritur sot në Selanik, dhe ka zhvilluar stërvitjet e para zyrtare, para garave që nisin nesër. FGJK u dëshiron suksese gjimnasteve tona të reja që po përfaqësojnë vendin tonë në një arenë ndërkombëtare ku do të garojnë disa prej talenteve më të mira të gjimnastikës evropiane.
@ministriaekultures.rks
@kosovoolympiccommittee



