Gjimnasti rus provokon në Botëror. Shfaq me krenari simbolet pro luftës

06 mars 2022 | 22:28

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka ndalur zyrtarisht sportistët rusë të garojnë me flamurin, emrin dhe simbolet e shtetit të tyre në çdo aktivitet por kjo nuk i ndalë ata të shprehin hapur edhe mbështetjen për invazionin në Ukrainë.

Në aktivitetin ndërkombëtar në Doha të zhvilluar sot, ish-kampioni rus i të rinjve Ivan Kuliak humbi vendin e parë përballë ukrainasit Illia Kovtun në hekurat paralele në Kupën e Botës të Gjimnastikës Artistike në Katar. Madje Milad Karimi nga Kazakistani i mori edhe medaljen e ardhendtë rusit teksa ky i fundit u ngjit në podium me shenjën Z në kostumin e tij.

Një provokim i rëndë duhet thënë dhe diçka e tillë shkaktoi indinjatë të madhe pasi shkronja Z, simbolikisht përfaqëson ‘fitoren’ në rusisht dhe është ngjitur në çdo tank të Vladimir Putin që ka hyrë në Ukrainë madhe edhe te automjetet të tjera ushtarake.

Mësohet se gjimnasti 20 vjeçar mori trajnim ushtarak me ushtrinë ruse vitin e kaluar teksa Z në veshjen e tij ishte në vend të flamurit rus, i ndaluar nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës, e cila gjithashtu ka anuluar të gjitha ngjarjet në Rusi dhe Bjellorusi./Ora News/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka nxjerr…