Gjimnazi “Sami Frashëri” përfiton donacion nga IPKO

16 prill 2026 | 16:25

Gjimnazi i shkencave natyrore “Sami Frashëri” në Prishtinë ka pranuar një donacion të vlefshëm nga kompania IPKO, i realizuar me kërkesë të drejtorisë së shkollës. Donacioni përfshin pajisje moderne teknologjike në vlerë prej rreth 2,000 euro.
Duke pasur parasysh se në këtë institucion tashmë funksionon podcasti “TalkSphere”, një pjesë e konsiderueshme e investimit është dedikuar për zhvillimin e tij. Falë këtij donacioni, podcasti është pajisur me tre mikrofona profesionalë, dy laptopë dhe një kamerë për incizim.
Ndërkohë, për nevojat e përgjithshme të shkollës dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme, janë siguruar edhe një sistem zërimi i markës JBL, si dhe një printer me ngjyra.
Drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë mbështetje, duke theksuar se donacioni do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe në zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe kreative të nxënësve.
Gjimnazi “Sami Frashëri”, nën drejtimin e drejtorit Betim Sylejmani, vazhdon të angazhohet për avancimin e cilësisë në arsim dhe krijimin e hapësirave moderne për nxënësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Migjen Basha është bërë trajner i skuadrës së parë të…