
Gjimshiti: Ndaj Milanit synojmë fitore
18 prill 2025
| 13:07
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është optimist se Atalanta do të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve. “Atalanta ka rifituar besimin”, shprehet Gjimshiti, i cili me pas ka paralajmëruar se synim i skuadrës është fitorja në përballje me Milanin.
“Të dielën kundër Milanit nuk do të jetë përcaktues. Ne nuk bëjmë llogari, thjesht zbresim në fushë për të fituar, kjo është dëshira dhe objektivi ynë”, u shpreh Gjimshiti. Atalanta ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 61 pikëve, 2 pikë më shumë se Juventusi dhe plus katër në raport me Bolognan e vendit të pestë.