Gjinekologu Veliu u godit në kokë me një mjet metalik

21 maj 2025 | 10:13

Mbrëmë, rreth orës 21:30, gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar nga një person i panjohur, për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin, për Klankosova.tv ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë Agron Borovci, i cili tha se mjeku teksa po futej në veturë, është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Borovci bëri të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, tha më tej ai.

Për këtë incident, vetë gjinekologu Afrim Veliu foli mbrëmë vonë shkurt për Klankosova.tv.

Ai tha se gjendja e tij është e mirë,me përgjigjen: “Jam mirë”.

Ndërkohë Prokuroria konfirmoi sot për Klankosova.tv se kanë nisur hetimet rreth sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tringa Bahtiri, shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës fillore “Eqrem…