Gjini akuzon Kurtin për mos punë: Sa vjet në pushtet me ia dhanë këtij, 35 vjet si Enver Hoxhës a?

26 shkurt 2024 | 21:40

Kryetari i Gjakovës nga radhët Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjjini, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mungesë të punës.

Gjatë një interviste për “Pressing”, të T7, të hënën, ai ka thënë se Kurti për katër vjet kishte mbi 12 miliardë euro buxhet dhe nuk ka mundur të përfundojë ndërtimin e katër rrugëve.

Ai ka pyetur se “sa vite i duhen Kurtit të qeverisë për të punuar”.

“Katër vjet janë të gjata për Kosovën, nuk janë pak. Nëse për katër vjet nuk mbërrin me bë kurgjo. Sa vjet duhet me ia dha qytetari këtij, 35 vjet si Enver Hoxhës, po edhe Enver Hoxha nuk ka qeverisë 100 vjet”.

“Kërkush nuk mundet me thënë 1 mandat e kam pak për me ndërtu rrugën Gjakovë-Durrës, ose rrugën për Gjilan. Apo rrugën për Podujevë, ose Mitrovicë. Sa mandate të duhen për me i bë katër rrugë, me mbi 12 miliardë euro buxhet për 4 vjet”, ka thënë Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matoshi: 400 milionë euro që nënshkruajti Kurti sot, janë kredi…