Gjini denoncon shkelje në Junik: Qytetarë nga komuna të tjera kanë votuar aty

24 tetor 2025 | 08:27

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, komentoi formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e koalicioneve nga parti të ndryshme.

Gjini komentoi rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku si Aleancë, mbi të gjitha ishin të kënaqur me procesin zgjedhor në komunat ku kjo parti ka udhëhequr 4 vitet e fundit, përveç komunës së Junikut.

Gjini tha se në këtë komunë ka pasur shkelje dhe vepra penale, pasi që sipas tij, qytetarë të komunave tjera kanë votuar atje.

Ai tha se në moment të fundit qytetarët e kanë ndërruar vendvotimin dhe prandaj kjo komunë ka vazhduar me raundin e dytë, pra me balotazh.

Gjini shpresonte se do të përmirësohen gjërat në Junik, pas këtyre shkeljeve e veprave penale, sepse kjo nuk është normale thotë ai.

“Ka pasur shumë shkelje të rënda aty, nuk e di se prej kujt, nuk dua të bëj aludime  por tash veçse e dijmë se shumë qytetarë të komunave të tjera kanë votuar në Junik, që nuk është normale. Absolutisht nuk është normale”, shtoi tutje Gjini./Gazeta10

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktualisht nuk preferon koalicion…