Gjini e Haradinaj në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së në Prishtinë: Mobilizim i madh i të rinjve, të gatshëm për të dhënë kontribut
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Degës në Prishtinë.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të shihje një mobilizim kaq të madh të të rinjve, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre për kryeqytetin”, ka shkruar Gjini.
Pas takimit fantastik me studentët, bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj morëm pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Degës në Prishtinë. Ishte një kënaqësi e veçantë të shihje një mobilizim kaq të madh të të rinjve, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre për kryeqytetin.
Rinia nuk është vetëm e ardhmja, ajo është forca e tanishme që i jep dinamizëm dhe drejtim projekteve tona. Angazhimi i tyre në proceset tona politike është jetik, prandaj ky mobilizim tregon qartë se jemi në rrugën e duhur.



