Gjini e Haradinaj vizitojnë BIK-un: Kurban Bajrami na kujton vlerat e sakrificës dhe solidaritetit

27 maj 2026 | 11:51

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini së bashku me ish kryetarin Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, bashkë me kryetarin, Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë, vizituam selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për t’ia përcjellë urimet më të përzemërta Myftiut, Naim Tërnava, si dhe të gjithë besimtarëve”.

“Kurban Bajrami na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe afërsisë me njëri-tjetrin, vlera që na kanë përcjellur si popull, në kohë të mira e të vështira. Zoti i bekoftë shqiptarët! Festofshim bashkë, gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Shenoll Muharremi ka shpërthyer ndaj vendimit të Qeverisë…