Gjini: Kurti nuk ka dashur koalicion të gjerë – Ai kurrë më nuk do të qeverisë vetëm

03 shtator 2025 | 21:44

Kryetari i Gjakovës dhe kandidat i AAK-së për një mandat tjetër, Ardian Gjini, ka folur sot në Pressing, duke theksuar përgjegjësinë e çdo politikani gjatë qeverisjes dhe se çdo veprim i tyre do të gjykohet, madje edhe pas vdekjes.

Ai tha se kushdo që qeverisë do të gjykohet, madje gjyqi do t’ju bëhet edhe pas vdekjes, prandaj sipas tij, duhet që secili që është në krye të qeverisë, do ta dorëzojë një ditë detyrën e tij.

“Politikanë janë pjekë me qeverisë kur nisin me ditë që kanë me qeverisë për një periudhë të caktuar, por një ditë kanë me dorzu detyrën. Nëse nisin me mëndu kështu: kanë me qenë më të mirë me njerëz,, dhe kane me nis me qenë sa më të drejtë e më fer me njerëzit, sepse e dinë që kanë me u gjyku edhe masi të vdesin, kur dikush bëhet kryemiinstër, gjyq ka me iu bë edhe pas vdekjes. Është fëmijërore, kushdo që mbërrin në pushrtet, mos me mëndu që një ditë ska me qenë”, tha Gjini.

Tutje, Gjini foli edhe për zhvillimet e fundit në Kuvend, ku tha se Albin Kurti nuk ka dashur të ketë koalicion të gjerë. Sipas tij, Kurti kurrë më nuk do të qeverisë vetëm.

“Nëse nuk ka koalicion të gjerë, sipas të gjithave gjasave ka zgjedhje, për me zgjedh presidentin. Kurti nuk ka desht koalicion të gjerë, nuk ka dasht marrëveshje kurrfarë”, përfundoi Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar sot grevën e…