Gjini: Shpresoj që procesi i sotëm të përmbyllet me qetësi dhe dinjitet
09 nëntor 2025
| 11:33
Kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së edhe për një mandat të ri për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, bashkë me familjen e tij ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar dhe për të vendosur për të ardhmen e Gjakovës.
“Ky është momenti kur zëri i secilit qytetar bëhet vendimtar për drejtimin që do të marrë komuna jonë në katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja në votime është përgjegjësi, por mbi të gjitha është mundësi për të zgjedhur zhvillimin, punën dhe të ardhmen që duam. Shpresoj që procesi i sotëm të përmbyllet me qetësi, dinjitet dhe me kulturën demokratike që gjithmonë e ka dalluar Gjakovën”, ka thënë Gjini.



