
Gjini takon Sorensenin, bllokada institucionale tema kryesore e diskutimit
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës-Serbi, Peter Sorensen.
Gjini ka njoftuar se bllokada institucionale e krijuar në vend dhe aktualitetet politike në Kosovë e rajon ishin temat kryesore të diskutimit.
“Sot në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, prita në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun, z. Peter Sorensen. Bllokada institucionale e krijuar në vend dhe aktualitetet politike në Kosovë e rajon ishin temat kryesore të diskutimit. Në këtë kontekst, shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj bllokade dhe për të shtyrë përpara proceset integruese të vendit tonë”.
“Po ashtu, biseduam për sfidat dhe perspektivën e procesit të integrimit evropian të Kosovës, ku vlerësova lart rolin e BE-së dhe angazhimin personal të z. Sørensen në këtë proces me rëndësi strategjike për vendin”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.