Gjini tregon çfarë do të bënte në rast se e humb garën

05 nëntor 2021 | 07:59

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili po synon mandatin e dytë atje, në DPT te Fidani të T7, është përgjigjur në pyetjen se çka do të bënte në rast se e humb Gjakovën.

Gjini tha se ka me çka me u marrë në jetë, andaj edhe përmendi disa mundësi.

“Unë kam me çka me u marr në jetë. Mundem me dhanë mësim, me nis ndonjë biznes, me u marr me shkrime”, ka thënë Gjini.

Tutje, Gjini tha se përkundër asaj më sipër, Gjakova ka vendosur t’ia jep edhe një mandat kryetarit aktual.

“Por, Gjakova ka vendosur me ma dhanë edhe një mandat sepse do ta çoj Gjakovën përpara”, shtoi Gjini.

Këtu mund ta ndiqni emisionin e plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitarja Minire Olluri ka thënë se familja e të akuzuarve…