
Gjithçka çfarë doni, për më pak seç prisni; Njihuni me serinë A të Samsung
Për shumë kohë, telefonat me veçori inteligjente, kamera të sofistikuara dhe siguri të nivelit të lartë ishin të rezervuar për segmentin premium të tregut. Por Samsung Galaxy A56, A36 dhe A26 vijnë për ta ndryshuar këtë realitet. Këto pajisje të reja të serisë Galaxy A tregojnë se tani, edhe me një çmim të arritshëm, mund të përjetoni teknologjinë më të fundit në xhepin tuaj.
Për herë të parë në serinë A, Awesome Intelligence sjell përvojën e plotë të Galaxy AI në tre modele të ndryshme nga A26 deri te A56. Tani, veçori që më parë i gjenim vetëm në seritë S dhe Z, janë në dispozicion për më shumë përdorues.
Me Circle to Search, kërkimi në internet nuk kërkon më hapjen e aplikacioneve të tjera. Mjafton të mbani shtypur ekranin dhe të rrethoni çdo imazh, tekst apo këngë që ju bën kurioz dhe do të merrni menjëherë përgjigje. Kjo veçori tani njeh edhe muzikën në sfond, duke ju lejuar të gjeni artistin apo këngën pa ndërprerë përvojën tuaj.
Galaxy A56, A36 dhe A26 ofrojnë 6 vite përditësime sigurie dhe deri në 6 gjenerata Android & One UI duke i vendosur këto telefona në krye të kategorisë së tyre sa i përket jetëgjatësisë së softuerit dhe mbështetjes.
Kamera që bën diferencën
Në një botë ku gjithçka ndodh në kamera, Samsung ka sjellë në Galaxy A një set të plotë mjetesh për krijimin e përmbajtjes. Të gjitha modelet janë të pajisura me një kamerë kryesore 50MP, ndërsa Galaxy A56 dhe A36 ofrojnë video selfie në 10-bit HDR për pamje të pasura dhe të gjalla. A56 shkon një hap më tej me teknologjinë Nightography, duke realizuar selfie të qarta edhe në errësirë. Për fotot në grup, Galaxy A56 sjell funksionin Best Face, i cili përzgjedh automatikisht fytyrat më të mira nga një sekuencë lëvizjeje për një rezultat të përsosur. Ndërkohë, Object Eraser dhe Custom Filters janë të disponueshme në të gjithë serinë A, duke ju lejuar të redaktoni, pastroni apo personalizoni çdo imazh me lehtësi dhe kreativitet. Në thelb, Galaxy A sjell një studio në xhepin tuaj për çdo përdorues, qoftë fillestar apo entuziast i vërtetë.
Qëndrueshmëri që zgjat, pa kompromis
Përditshmëria mund të jetë e paparashikueshme, por Galaxy A56, A36 dhe A26 janë ndërtuar për ta përballuar. Të tre modelet vijnë me bateri 5,000mAh që zgjat gjithë ditën, duke ju ndjekur hap pas hapi në çdo aktivitet. Për mbrojtje nga faktorët e jashtëm, të gjitha modelet kanë rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP67, dhe për herë të parë, kjo karakteristikë është shtuar edhe në Galaxy A26.
Siguri që mendon për ju: Samsung Knox Vault & One UI 7
Të dhënat tuaja janë më të sigurta se kurrë. Me Samsung Knox Vault, informacionet më të ndjeshme si PIN-et dhe fjalëkalimet ruhen në një zonë të mbrojtur, të izoluar plotësisht nga pjesa tjetër e sistemit.
Me përfshirjen e One UI 7, përdoruesit marrin akses në veçori të avancuara si Theft Detection, më shumë kontrolle të privatësisë dhe përditësime automatike që garantojnë përvojë të sigurt, të gjatë dhe pa stres. Galaxy A56, A36 dhe A26 janë më shumë se telefona të rinj. Janë misioni i Samsung për të sjellë teknologjinë më të avancuar në duart e të gjithëve.