Gjithçka gati për “El Clasico”, të dielën të gjithë sytë kah “Bernabeu”
Ndeshja më e madhe e vitit në futboll po afron. Kanë mbetur rreth 48 orë para fillimit të “El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës.
“Santiago Bernabeu” kësaj radhe do të jetë tempulli ky dy prej ekipeve më të mëdha në botë përballen me njëra tjetrën në kuadër të La Ligas.
Aktualisht, Real Madridi prin në renditjen tabelare me dy pikë më shumë se Barcelona, e cila është kampionë në fuqi e Spanjës.
Ndeshjet e fundit mes dy ekipeve kanë folur në të mirë të katalonasve, të cilët i fituan të katër duelet mes vete në sezonin e kaluar, duke treguar superioritet ndaj rivalëve të përbetuar.
Të dy ekipet përballen me mungesa të shumta në formacionin bazë. Te Barcelona do të mungojnë dyshja e sulmit Lewandowski dhe Raphinha.
Te madrilenët faza defanzive është më e goditur nga dëmtimet, me David Alaban dhe Antonio Rudiger që do të mungojnë.
Ndeshja luhet të dielën me fillim nga ora 16:15 dhe zhvillohet në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu”.



