‘Gjithë të mirat Kosovë’, ambasadori i BE-së publikon fotografi nga aeroporti pasi përfundoi mandatin

25 mars 2026 | 11:40

Aivo Orav, diplomati estonez, që ka shërbyer si ambasador i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, ka publikuar një fotografi lamtumirëse nga aeroporti i Prishtinës pas përfundimit të mandatit.

“Gjithë të mirat Kosovë”, ka shkruar ai krahas fotos të publikuar në platformën “X”.

Orav kishte marrë detyrën si shef i zyrës së BE-së në/përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë më 1 shtator 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka shprehur mendimet e tij…