
GjKKO nuk ndryshon masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt
17 qershor 2025
| 13:41
Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili do të vijojë të qëndrojë në qeli.
Ndërkohë, biznesmeni Elman Abule është lënë në arrest shtëpie. Avokatët kanë kërkuar masa më të buta, duke ofruar dhe garanci pasurore.
Më 8 korrik, ora 12:00, kërkesa e Veliajt për lirimin nga burgu do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë.