GjND-ja: Rusia ka shkelur pjesë të Traktatit të OKB-së kundër terrorizmit në Ukrainën lindore

31 janar 2024 | 17:04

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) të mërkurën ka bërë me dije se Rusia kishte shkelur disa pjesë të një traktati të OKB-së kundër terrorizmit, duke mos hetuar mbështetjen financiare për grupet separatiste në Ukrainën lindore në vitin 2014.

Kjo gjykatë nuk ka urdhëruar kompensim siç kërkohej nga Ukraina, raporton “Usnews.com”.

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara nuk ka pranuar të vendoste në mënyrë specifike mbi përgjegjësinë e supozuar ruse për rrëzimin e fluturimit “MH17” të “Malaysia Airlines” mbi Ukrainën lindore më 17 korrik 2014, siç i kishte kërkuar Kievi zyrtar.

Drejtoresha e Përgjithshme e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës për të Drejtën Ndërkombëtare Oksana Zolotaryova dhe ambasadori Anton Korynevych marrin pjesë në një seancë dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrës franceze Paris Saint-Germain sërish i është ngjallur interesimi për…