Gjoba deri në 800 euro për taksistët ilegalë

23 prill 2018 | 20:53

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJKRR) në Prishtinë në bashkëpunim me Inspekcionin e Komunës së Prishtinës kanë filluar sot një plan operativ për kontrollim të shtuar të taksive ilegalë.

Sipas NJRKRR, plani operativ për taksitë ilegalë do të zbatohet në të gjithë regjionin e Prishtinës, por edhe më gjerë.

“Qëllimi i planit është vetëdijesimi i qytetarëve për zbatimin e rregullave të komunikacionit, ndërmarrja e masave preventive dhe atyre të ndëshkimit, dhe ndërmarrja e masave të nevojshme policore bazuar në ligje dhe udhëzime ekzistuese”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NJRKRr ka thënë për Kallxo.com se gjobat për taksi ilegal janë paraparë prej 100 deri 800 euro.

“Ligji e parasheh se gjobat për taksi ilegal janë prej 100-800 euro, ashtu që fletëparaqitja së bashku me procesverbal të përpiluar nga inspektori i Komunës i paraqiten Gjykatës – Departamentit për Kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e NJRKRR.

Por, përveç gjobës, për taksitë ilegalë ndërmerren edhe masa të tjera, si shkyqja e veturës nga komunikacioni për një kohë të caktuar deri në pesë ditë.

Plani i cili ka filluar të zbatohet sot do të vazhdojë deri në vlerësimin e ardhshëm nga NJRKRr dhe inspektorët komunalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli…