Gjoba e FIFA-s, reagon Rama: Mos keni frik nga shqiponja

26 qershor 2018 | 14:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vlerësuar si absurde gjobën që FIFA ka caktuar për futbollistët e Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilën festuan duke e bërë shqiponjën pas golave që shënuan ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror.

 Në profilin e vetë në “Facebook”, Rama ka shpërndarë emrin e llogarisë bankare “Mos keni frik nga shqiponja”, ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik për ta paguar gjobën e FIFA-s.

 Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria. MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA. Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falënderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë.   

Image may contain: text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare…