Gjobat e fushatës zgjedhore, KQZ-ja pritet t’i ndalë mjetet nga fondi i partive

21 maj 2025 | 10:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës janë dy pika me rëndësi.

Gjatë takimit të KQZ-së do të diskutohet mbi rekomandimin për lirimin e kutive të votimit, me material zgjedhor.

Sipas njoftimit, KQZ-ja do të rekomandojë gjithashtu që nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të ndalohen mjete në vlerë të shumave të gjobave që PZAP-ja i shqiptoi përgjatë fushatës zgjedhore.

Mbledhja do të fillojë në orën 13:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bëhen 26 vjet nga vrasja dhe masakrimi i 13 qytetarëve…