Gjobë ndaj shoferit që qarkullonte me drita rotative në Prishtinë
07 janar 2026
| 12:42
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka gjobitur një shofer, i cili po qarkullonte me veturën në të cilën kishte vendosur pajisje ndriçuese (drita rotative) në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se pajisjet e ndriçimit të vendosura në automjet nuk ishin të lejuara për përdorim, ndërsa shoferi me to kishte dalë në qarkullim, duke shkelur kështu rregullat e trafikut rrugor.
Policia ka bërë të ditur se ndaj drejtuesit të mjetit, konform legjislacionit në fuqi, është shqiptuar gjoba përkatëse, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë-shoferit për një periudhë prej tre muajsh.



