Gjobitet me 300 euro shoferi që voziti në anën e kundërt të autostradës
15 korrik 2021
| 15:37
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjobitur me 300 euro një qytetar pasi ka vozitur në anën e kundër të autostradës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndërsa atij kundërvajtja i është shqiptuar më 13 korrik.
Me këtë rast, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat në trafik.



