
Gjobitet shoferi, voziti 100 kilometra në orë më shpejtë se që ishte e lejuar
28 janar 2022
| 23:22
Policia e Kosovës njofton se ka gjobitur një person i cili është kapur nga radari duke vozitur 220 kilometra në orë në autostradën për Ferizaj.
Sipas Policisë, shpejtësia e lejuar në atë pjesë të autostradës është 120 kilometra në orë.
Shoferi është dënuar me 300 euro dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjeteve në Kosovë. “Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 220 km/h (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj ndalim drejtimi të mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.