 
                    Gjoka, trajner i Shkëndijës së Tetovës
                08 tetor 2019
                |  14:44
            
        Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ka qenë vetë klubi kuqezi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar teknikun nga Tirana si timonierin e ri të skuadrës.
Gjoka ka firmosur kontratë më kampionët në fuqi të Maqedonisë, teksa do të drejtojë skuadrën menjëherë në seancën stërvitore të ditës së sotme.
49-vjeçari do të zëvendësojë Qatim Osmanin e larguar disa javë më parë, teksa postin e trajnerit kohët e fundit e mbante provizorisht Erhan Selimini. Kujtojmë që Gjoka është trajneri i dytë nga kryeqyteti i Shqipërisë që do të drejtojë Shkëndijën në këto vitet e fundit, pasi skuadra tetovarë është drejtuar edhe nga Shpëtim Duro, gjatë sezonit 2015-2016.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        