
Gjoni largohet nga Llapi
07 janar 2021
| 16:57
KF Llapi ka njoftuar se pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të klubit dhe qendërmbrojtësit Eglentin Gjoni, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, i cili ishte i vlefshëm edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni.
“KF Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe. Drejtuesit e klubit çmojnë kontributin e tij për klubin gjatë periudhës gjashtë mujore sa ishte pjesë e KF Llapit si dhe i dëshirojnë shumë suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Llapit.