Gjoshi i PDK-së: Vjosa Osmani e urren UÇK-në

18 dhjetor 2020 | 08:12

Sekretari i zgjedhjeve i Partisë Demokratikë të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës e presidentit, nuk e ka përmendur asnjëherë Ushtrinë Çlirimtare Kosovës gjatë fjalimit të saj që mbajti sot në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të vizitës treditore atje. “Osmani është mosmirënjohëse e madhe. Ajo e tillë ka qenë edhe ndaj Fatmir Sejdiu dhe ndaj Isa Mustafës. Në fjalimin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit, përmendet disa herë UÇK-ja, ndërsa në fjalimin e Osmanit asnjëherë. Kam kërkuar që ajo të tregoj se pse e urren UÇK-në dhe mundohet t’u ikë çdoherë deklaratave rreth saj”, ka thënë Gjoshi në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Osmani nuk ka bërë asnjëherë zhurmë në politikën kosovare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Një zyrtar policor është plagosur mëngjesin e së premtes…