Gjoshi: Osmani është profitere, ta shkarkojë bashkëshortin e saj

26 nëntor 2020 | 13:46

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka kërkuar nga u.d e presidentit, Vjosa Osmani që të nxjerrë dekret për shkarkimin e bashkëshortit të saj, i cili, sipas tij, është emëruar Ministër në Misionin Diplomatik të Kosovës në Shkup në shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Sipas tij, Osmani është profitere në tregun politik në vend.

 

Postimi i plotë i Gjoshit:

“Parimorja” Osmani akoma nuk e ka nxjerrë dekretin për shkarkimin e burrit të saj të emëruar Ministër në Misionin Diplomatik të Kosovës në Shkup në shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

Emri i radhës që duhet t’ia dorëzojë dekretin për t’u kthyer në shtëpi është emri i burrit të saj.

Ky do të ishte shembulli nëse Vjosa Osmani do t’iu tregojë qytetarëve të këtij vendi se dallon nga prindërit dhe familjarët e të shkarkuarëve një ditë më herët.

Miq të mi!

Ja ku po ua them se Vjosa Osmani nuk do ta shkarkojë burrin e saj të emëruar në kundërshtim me ligjin për Shërbimin e Jashtëm.

Ajo nuk do ta shkarkojë sepse nuk është shembull i mirë, por është veç një profitere në tregun politik të Kosovës.

Ajo nuk i ka dhënë asgjë politikës kosovare, përveç që ka mbjell urrejtjen në mesin e popullit bashkë me atë tjetrin, Albin K.

#PseudoJuriste #Mashtruese

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim ndaj përmbajtjes së shkrimit nën sloganin  “Liria ka emër”…