
Gjoshi: PDK, LDK, AAK dhe gruaja e Rexhës
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas kandidimit të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kandidatja e VV-së nuk ka marrë votat e mjaftueshme përveç atyre të deputetëve të VV-së dhe të përfaqësuesve të komuniteteve. Me një koment ironik “PDK, LDK, AAK…dhe gruaja e Rexhës”, Gjoshi ka nënvizuar faktin që edhe brenda grupit parlamentar të VV-së nuk pati votë të plotë për Donika Gërvallën.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi – njëherësh bashkëshortja e ish-deputetit Rexhep Selimi – nuk e ka votuar Gërvallën në seancën konstituive të sotme, duke i shtuar zërat për pakënaqësi të brendshme në partinë në pushtet.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë votuar kundër, ashtu si edhe deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.
“PDK, LDK, AAK dhe gruaja e Rexhës”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e tij.