Gjoshi: Qeveria u jep 100 euro atyre që marrin sado pak, të papunëve asnjë cent!

16 prill 2022 | 21:16

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka trajtuar paradoksin qeveritar, me rastin e vendimit për dhënien e 100 eurove për ata që marrin pak, ndërsa asnjë cent nuk do të përfitojnë të papunët.

Gjoshi ka kontestuar aftësitë e ekonomistëve të Qeverisë, Murati dhe Bislimi, të cilët nuk kanë arritur ta dinë, se kush e ka nevojën më të madhe.

Dje si PDK kemi dhënë propozim konkret që do t’i përfshinte edhe të papunët, por Qeveria hesht edhe kur dëgjon propozime të mira, ka shkruar Gjoshi në rrjetin social.

Postimi i Betim Gjoshit.

Merreni me mend, nga 100€ do t’iu ndahen të gjithë atyre që marrin sado pak para, e asnjë Cent nuk do të përfitojnë të papunët.

Veç “kokat e afta” të ekonomistëve Murati & Bislimi që udhëhiqen nga Kurti, dijnë me marrë vendime të tilla.

Nuk mjafton me pasë shkollë me ditë kush e ka nevojën më të madhe.

Dorëzoni ato diploma ku i keni marrë se marre.

Dje si PDK kemi dhënë propozim konkret që do t’i përfshinte edhe të papunët, por Qeveria hesht edhe kur dëgjon propozime të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto ditë në Nju Jork, Shtëpia Botuese ADRIATIC PRESS, ka…