
Gjoshi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Të fala nga çlirimtarët tanë
15 korrik 2025
| 19:20
Sekretari për Organizim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),në Gjykatën Speciale në Hagë.
Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo është gjykata e vetme në botë ku gjykohen ata që luftuan për liri, raporton Periskopi.
“Nuk ka vend në botë ku liria të jetë faj. Të fala nga çlirimtarët tanë.Ata nuk janë vetëm dhe kurrë nuk do të jenë”, ka shkruar Gjoshi.