Gjuajtën me armë në një aheng familjar, arrestohen dy burra në Gjakovë

13 korrik 2025 | 10:16

Dy burra janë arrestuar në Gërqinë të Gjakovës, pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që në një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri Pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator. Me vendim të prokurorit njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare…