Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person
14 maj 2026
| 22:29
Një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.
Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai.



