Gjuajtje me armë zjarri, dyshohet për një të vdekur në Pakashticë të Podujevës

12 janar 2022 | 19:55

Një person dyshohet ka humbur jetën nga plaga me armë zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Telegrafi mëson se viktima dhe i dyshuari kanë qenë në gjueti së bashku, ndërkaq nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Personi i vrarë dyshohet se është rreth moshës 38 vjeçare.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës, ndërsa deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me…