
Gjuan me armë në dasmë, arrestohet 33-vjeçari
29 qershor 2025
| 16:15
Më 29 qershor rreth orës 11:10, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë.
Në njoftimin e policisë thuhet se patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë zjarri.
Personi i dyshuar, G.R., 33-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar në prani të avokatit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve pranë stacionit policor në Shtime.