Gjuha e Vjosa Osmanit, e njëjtë me gjuhën e komunizmit të Enver Hoxhës

02 dhjetor 2020 | 22:45

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shfaqur i ashpër ndaj Vjosa Osmanit, për të cilën tha se në njërin reagim të saj të mëhershëm, përdori gjuhën e komunizmit të Enver Hoxhës.

“Nëse lexojmë këtë tekst, dhe këtë gjuhë, kjo gjuhë më duket gjuhë e zërit të popullit të kohës së Enver Hoxhës, gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri”, shprehet Mustafa.

“Është një gjuhë shumë e rëndë, dhe nuk është gjuhë që e praktikojmë si komunikim mes vete dhe cilësim të tjerëve në LDK. Një njeriu që ne i kemi dhënë përparësi maksimale, e të shprehet me këtë gjuhë ndaj kryetarit të LDK-së dhe ndaj partisë nga e cila gjithmonë ka përfunduar, nuk e meriton as të diskutohet për të dhe më së paku jam e interesuar që në këtë gjuhë të komunikojë me të ose të japë cilësime për të”.

Ndërkaq lidhur me akuzat e saj për mungesë transparence kur e shkarkuan nga pozitat brenda LDK-së, Isa Mustafa në Rubikon të Klan Kosovës, tha se ajo mund ta shoh kurdo listën ku figurojnë votat e Këshillit të Përgjithshëm ndaj saj.

“Osmani iu është drejtuar me një shkresë, kërkesë për t’i treguar se kush ka votuar atë dhe kush jo. Ju kam thënë njerëzve të administratës se nëse do me i pa, t’më drejtohet mua si Kryetar i LDK-së, dhe unë do t’ia mundësoj ta sheh komplet listën”.

“Transparenca është se çdo njeri të vijë t’i shoh votat e veta”.

“Kur të do [Vjosa Osmani] mund të vijë e t’i shoh se kush ka votuar për të e kush ka votuar kundër, e kush s’ka marrë pjesë fare në këtë votim”.

“E sa i përket trajtimit të saj, mendoj që s’ka të drejtë totalisht. Në vitin 2014 kur është bërë lista për deputetë, unë e kam vendosur atë të tretën në listë si të re. E kemi përkrahur atëherë, e kemi përkrahur tani”.

“E kemi vendosur në 83, por ka mund të mos e vendosnim fare, sepse ka kundërshtuar vendimet e LDK-së edhe në atë sa i përket Demarkacionit. Por ka qenë një mendim brenda LDK-së që duhet të përfshihet ne e respektuam atë vendim dhe e kemi përfshirë”.

Mustafa insiston se me shkarkimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares së LDK-së, nuk shkeli rregullat e subjektit që drejton, njofton Klan Kosova.

“Për çështjen e shkarkimit të saj nga pozita e nënkryetares së LDK-së, dhe anëtares së kryesisë, aty janë zbatuar të gjitha procedurat statutore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akter Hoti shpall të pavlefshme diplomën e Kolegjit AAB në…