Gjuha shqipe është zyrtare dhe e drejtë kushtetuese në Maqedoni

09 prill 2026 | 12:45

Shkruan: Astrit Gashi

Gjuha shqipe është zyrtare dhe e drejtë kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është një tezë për debat, por një realitet juridik i ndërtuar mbi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili hyri në fuqi në vitin 2019, dhe mbi Amendamentin V të Kushtetutës që buron nga Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.

Ky standard është i qartë: çdo gjuhë që flitet nga të paktën 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare. Në këtë kuptim, shqipja nuk është më një fakt demografik është një kategori institucionale.

Por filozofia e së drejtës na mëson një gjë të thjeshtë së një e drejtë që nuk kërkohet, zbehet; një normë që nuk zbatohet, shndërrohet në simbol bosh.

Pikërisht këtu fillon dilema jonë kolektive. Sepse ligji ekziston. Institucionet ekzistojnë Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve janë ngritur për ta garantuar atë. Por ndërmjet ekzistencës formale dhe jetës reale të një norme qëndron vullneti politik dhe, mbi të gjitha, vetëdija qytetare.

Sepse le të jemi të sinqertë, problemi nuk është vetëm te refuzimi institucional, por edhe te nënshtrimi kulturor. Kur në zemër të Çarshisë së Vjetër dy shqiptarë flasin në një gjuhë tjetër për t’u dukur “më qytetarë”, atëherë problemi nuk është më juridik është identitar. Nuk është shkelje është dorëzim.neshtrim, servilizem quaje si të duash.

Në nivel qendror, shqipja është obligative në Kuvend, në Qeveri dhe në sistemin e drejtësisë. Në nivel lokal, aty ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë, dygjuhësia është detyrim. Në dokumentet personale, gjuha amtare është pjesë e identitetit juridik të qytetarit. Këto janë fitore të rëndësishme, por jo përfundimtare.

Duhet të kerkohet në krejt shtetin por për të realizuar ketë duhet të këtë në parlamet deputet që e duan gjuhen e tyre.

Sepse thelbi nuk qëndron vetëm në praninë e gjuhës në institucione, por në shndërrimin e saj në refleks të përditshëm institucional. Një tabelë e munguar, një formular vetëm në një gjuhë, një zyrtar që refuzon të komunikojë këto janë forma të heshtura të mohimit.

Në fund, e vërteta është e thjeshtë dhe e pakëndshme së gjuha nuk jeton në Kushtetutë jeton në përdorim.
Dhe një e drejtë që nuk kërkohet, nuk të mohohet të merret pa rezistencë.

Sepse problemi nuk është pse të tjerët nuk e respektojnë shqipen.
Problemi është pse shqiptarët nuk e kërkojnë atë si detyrim ligjor dhe kushtetues kudo ku ndodhën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se importet nga vendet që…