Gjuriqi ankohet për mosrespektim të orës policore

27 mars 2020 | 09:13

I ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka publikuar në “Instagram” se nuk ka të sëmurë nga koronavirusi nëpër vendbanime me shumicë serbe në Kosovë dhe se numri i personave të infektuar në “vendbanimet shqiptare” është 79.

Gjuriqi në “raportin e tij ditor për Kosovën” ka shkruar se katër pacientë të dyshuar në Mitrovicën e Veriut kanë dhënë mostrat të cilat janë dërguar në kontroll, transmeton portali në gjuhën serbe “Kosovo Online”.

Sipas Gjuriqit, 200 pompa për dezinfektim janë dërguar në Mitrovicën e Veriut dhe se atje po zhvillohet aksioni i dezinfektimit të rrugëve dhe hyrjeve nëpër ndërtesa.

Ai është “ankuar” se në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq të mërkurën në mënyrë masive është shkelur ora policore të cilën e ka vendosur Qeveria e Serbisë sepse prej orës 17 e deri në orët e vona nëpër këto qytete kanë shëtitur qindra qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kompani bioteknike amerikane ka ndaluar miratimin e veçantë që…