Gjuriqi takon Rubion: Po punojmë që 2026-n ta bëjmë vit të madh të marrëdhënieve Serbi – ShBA
25 shkurt 2026
| 08:35
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Gjuriq përmes një postimi publik, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga takimi.
Në mesazhin e tij, ai theksoi se ishte “gjithmonë kënaqësi” të takohej me Rubion, ndërsa nënvizoi angazhimin e përbashkët për ta bërë vitin 2026 një vit të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Rubion, teksa punojmë së bashku për ta bërë vitin 2026 një vit vërtet të shkëlqyer për marrëdhëniet Serbi-SHBA”, ka shkruar ai.



