Gjuriqi thotë se në Kosovë po përgatitet manipulim me votat e serbëve

13 tetor 2019 | 15:07

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se është duke u përgatitur manipulimi i votave të serbëve në Kosovë.

Sipas tij, kjo është duke u bërë me qëllim që në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen “serbët e Kurtit”.

“Ajo që ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, ka thënë Gjuriqi.

Kujtojmë se sot rreth orës 11:00, disa punonjës të KQZ-së kanë marrë alergji trupore gjatë numërimit të votave të ardhura me zarfe nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi Botëror i Ushqimit ka njoftuar se më shumë se…