Gjykata bllokon planin e Trumpit për të ndaluar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit

23 maj 2025 | 21:42

Një gjykatës ka lëshuar një urdhër të përkohshëm ndalimi që bllokon planin e administratës Trump për t’i hequr të drejtën Universitetit të Harvardit për të regjistruar studentë të huaj.

Vendimi erdhi pasi Harvardi ngriti një padi – përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës, shkruan BBC.

Universiteti tha se vendimi i administratës të enjten për të ndaluar studentët ndërkombëtarë ishte një “shkelje e hapur” e ligjit dhe të drejtave të lirisë së fjalës.

Administrata Trump thotë se Harvardi nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin dhe për të ndryshuar praktikat e punësimit dhe pranimit – akuza që universiteti i ka mohuar fuqishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Shpallja e Republikës së Kosovës shënoi kulmin…